Paris Saint Germaini ka mposhtur skuadrën e Rennes në finalen e Trofeut të Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Francës fitoi me përmbysje ndaj Rennes duke u larguar nga fusha në Shenzhen me rezultat 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Adrien Hunou befasoi skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel duke shënuar për 0 me 1 në minutën e 13′, por gjiganti evropian arriti të barazojë shifrat vetëm tre minuta pa u bërë një orë lojë.
https://twitter.com/PSG_English/status/1157645172185948163
Pas disa kombinimeve të mira, Kylian Mbappe dërgoi topin në rrjetë (57′) duke shënuar për 1 me 1.
Angel Di Maria kishte një ndikim të jashtëzakonshëm qysh pas inkuadrimit në fushë gjatë pjesës së dytë duke shënuar edhe golin e fitores për skuadrën e tij. Me një super goditje nga gjuajtja e lirë, Di Maria shënoi gol spektakolar për 2 me 1 derisa po zhvillohej minuta e 73′.
Paris Saint Germaini ka siguruar tani për të nëntën herë Trofeun e Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/Dugout/status/1157644590956130306
https://twitter.com/PSG_English/status/1157639982632394752
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...