Paris Saint Germain ka fituar për të katërtën herë radhazi Kupën e Francës.
Pas fitores ndaj Les Herbiers mbrëmjen e sotme (e martë), PSG ka siguruar trofeun e tyre të tretë brenda këtij sezoni në finalen në Stade de France, shkruan portali arbresh.info.Kampioni i Francës mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e ligës së tretë – Les Herbiers që ishte plotësisht e dominuar nga PSG, e cila kontrolloi ndeshjen gjatë gjithë kohës.
Giovani Lo Celso realizoi golin e epërsisë në minutën e 26′, ndërsa Edinson Cavani e dyfishoi atë duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 74′ pas goditjes së saktë nga pika e bardhë.Kylian Mbappe realizoi gjithashtu, por goli u anulua nga gjyqtari për shkak se Marquinhos u pretendua se ka prekur topin me dorë paraprakisht.
Ndryshe, ky ishte trofeu i 12-të në Kupën e Francës për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery./arbresh.info/
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...