PSG shpreh interesim të madh për trajnerin Zinedine Zidane

17:18 | 5 Tetor 2021
KRG

Krahas francezit, gjiganti parisien i ka në listën e dëshirave edhe Antonio Conten dhe Joachim Loewin. Të trajnerët aktualisht janë të lirë

Zinedine Zidane është futur në listën e ngushtë të dëshirave të Paris Saint-Germainit.

Mediumi “Fichajes” raporton se francezi është në mesin e tre trajnerëve potenciale për ta pasuar Mauricio Pochettinon.

Trajneri argjentinas e ka humbur vetëm një lojë në Ligue 1 këtë sezon, por ekipi i tij duket larg nga forma e dëshiruar duke e pasur parasysh skuadrën me plot yje.

Gjithashtu, në listën e dëshirave të sheikëve të Parisit janë edhe Antonio Conte dhe Joachim Low.

Të tre trajnerët në fjalë janë të lirë për momentin.

Zidane e kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme me Realin duke e fituar tri herë radhazi Championsin.

Të ngjashme