Google ADS

PSG shkruan historinë në Evropë me fitoren e sotme

22:45 | 2 Nëntor 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka vazhduar me rekordin e 100 për qind këtë sezon në Liga 1 duke u bërë skuadra e parë në top pesë ligat evropiane që ka regjistruar 12 fitore radhazi.

Falë golave nga dy superyjet e tyre, kampioni në fuqi i Francës regjistroi fitore me rezultat 2 me 1 mbrëmjen e sotme (e premte) në takimin si nikoqir në stadiumin Parc des Princes në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë në Liga 1 kundër Lilles, shkruan portali arbresh.info.

https://twitter.com/brfootball/status/1058473988857319424

Golashënuesi më i mirë aktual në top pesë ligat evropiane, Kylian Mbappe realizoi golin e njëmbëdhjetë sezonal kundër Lilles duke dërguar në epërsi parisienët pas 70’ minuta lojë.

Ish talenti i AS Monacos realizoi gol të bukur nga një distancë prej 20 metrave pas asistimit nga superylli Neymar, që realizoi golin tjetër në këtë ndeshje për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Thomas Tuchel.

Pas disa kombinimeve të bukura me Kylian Mbappen, Neymar shënoi për 2 me 0 duke dyfishuar epërsinë gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Pavarësisht sezonit mjaftë të mirë me tetë fitore, Lille nuk arriti t’i shpëtoj linjës vdekjeprurëse të rivalit të sotëm, ndonëse arritën të ngushtojnë shifrat në 2 me 1 me penaltinë e fituar në minutat shtesë të lojës duke realizuar përmes Nicolas Pepes.

Vlen të përmend gjithashtu se Kylian Mbappe dhe portieri legjendar Gianluigi Buffon regjistruan sonte rikthimin në formacionin startues të PSG-së.

Paris Saint Germaini ka përforcuar kreun me tri pikë të tjera duke regjistruar gjithsej 36 nga 36 të mundshme, ndërsa Lille qëndron në pozitën e dytë me 25 pikë./arbresh.info/

Shikoni golat:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme