Përveç këtyre tre lojtarëve, drejtori sportiv Antero Henrique do të shkarkohet nga pronari i klubit për rezultatet e tij të dobëta.
Eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampionëve dhe hetimet nga FFP do të detyrojnë skuadrën për të bërë disa ndryshime, transmeton portali arbresh.info. Ndryshe nga ajo që mund të mendoni, hierarkia e klubit është duke menduar për t’i lejuar disa nga top lojtarët e tyre, madje edhe nëse disa prej tyre janë ende nën kontratë.
Bazuar në një raport nga AS, zyrtarët e lartë të PSG-së janë duke menduar të ndajnë rrugët me gjashtë lojtarë këtë verë.
Tre prej tyre konsiderohen me top kalibër, ndërsa të tjerët nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë qysh pasi i janë bashkuar atyre. Përveç kësaj, drejtori sportiv Antero Henrique do të largohet gjithashtu nga klubi si pasojë e performancës së dobët në pozitë e tij.
Lojtarët e parë që duket se janë në ditët e tyre të fundit në PSG janë Thomas Meunier, Christopher Nkunke dhe Jese. Futbollisti spanjoll aktualisht është në formë huazimi, gjë që lehtëson largimin e tij, ndërsa mbrojtësi belg ka luajtur një rol të madh në eliminimin e PSG-së nga Evropa për shkak të performancave të tij të tmerrshme kundër Manchester United.
Lojtarët e tjerët që mund të jenë rrugës së tyre për largim janë Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe Dani Alaves. Cavani dhe Di Maria janë ende nën kontratë, por nëse shtrohen oferta të mira në tavolinën e PSG-së, të dy mund të largohen.
Ndërkohë, marrëveshja e Alaves me klubin skadon gjatë verës, por refuzimi nga lojtari për të nënshkruar vazhdimin e kontratës mund të bëjë që largimi i tij të ndodhë flas./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’