Paris Saint Germaini raportohet se mund të shkarkoj gjashtë lojtarë të profilit të lartë gjatë verës.
Po ashtu, ‘Radio Monte Carlo’ raporton që ish trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, do të marrë detyrën si një zëvendësues i Unai Emery dhe puna e tij e parë do të jetë ndërtimi i skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri gjerman ka në plan të shes yjet si Edinson Cavani, Angel Di Maria, Thomas Meunier, Layvin Kurzawa, Javier Pastore dhe Thiago Silva. Madje, Tuchel thuhet se ka përkrahjen e drejtorëve të klubit për ta bërë këtë.
Nuk është sekret tashmë që PSG duhet të mbledh një numër të madh fondesh për t’iu shmangur sanksioneve nga FFP dhe ata presin të fitojnë rreth 200 milionë euro nga shitjet.
Paris Saint Germaini së fundmi siguroi një tjetër titull në Liga 1, por ende nuk ka arritur në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve duke u eliminuar në Real Madridi në xhiron e 1/8-së./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë