Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Antero Henrique kërkon një gjyqtar të “fortë” në ndeshjen e tyre kthyese në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër kampionit evropian Real Madridit.
Skuadra e Zinedine Zidanes, e cila është duke kërkuar trofeun e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve, do të takohet mbrëmjen e sotme (e martë) me gjigantin francez pas fitores 3 me 1 në shtëpi, transmeton portali arbresh.info.
Shumë njerëz, përfshirë edhe gjigantin në Liga 1, kanë kritikuar gjyqtarin italian Gianluca Rocchi në lidhje me performancën e tij tri javë më parë në Santiago Bernabeu. Homologu i tij gjerman Felix Brych, i cili drejtori finalen e sezonit të kaluar, do të drejtoj edhe dy skuadrat në Parc des Princes, por Henrique shpreson se ai ta bëjë detyrën në mënyrën e duhur.
“Ndeshja e parë ishte e ndikuar nga më shumë se 22 lojtarë në fushë”, ka thënë fillimisht ai për L’Equipe. “Ne nuk jemi duke kërkuar për ngushëllim por të gjithë besojnë në të njëjtën mënyrë dhe për mendimin tim aty kishte mungesë të respektit për Parisin dhe Francën”
“Ishte njëjtë si sezonin dhe kaluar dhe ne duhet gjithsesi të pyesim vetëm pse kjo është duke ndodhur dhe pse gjyqtarët pa eksperiencë janë në detyrë për ndeshjet tona”
“Ne duhet të kemi dikë që është i fortë dhe që ka një nivel të jashtëzakonshëm për tu siguruar që vendimet e duhura të merren”
Takimi i sotëm ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint Germain zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh