PSG rikthen interesimin për Allegri-n

14:30 | 27 Tetor 2020
Arbresh Info

PSG e sheh trajnerin Massimiliano Allegri si pasuesi i duhur për Thomas Tuchel, nëse tekniku gjerman e humbë punën të gjiganti francez.

Sipas Le10Sport, e ardhmja e Tuchel-it është në dyshime pas një fillimi të sezonit jo të mirë, transmeton portali arbresh.info.

PSG janë në kreun e Ligue 1 pas tetë ndeshjeve, mirëpo humbën ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United-it, kurse vazhdojnë në udhëtim të Istanbul Basaksehir nesër.

Thuhet se ish trajneri i Milan-it dhe Juventus-it është emri i parë në listën e PSG-së, por edhe Mauricio Pochettino shihet si kandidat.

Gjithashtu Allegri ka zbuluar se dëshiron rikthimin në futboll dhe ishte i lidhur me Inter-in gjatë verës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme