Google ADS

PSG rikthehet në garë për Ronaldo-n, e sheh si pasuesi adekuat i Mbappe-s

16:09 | 12 Tetor 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo është i lidhur me kalimin të PSG-ja, që e shohin si pasuesi adekuat i Kylian Mbappe-s, nëse ky i fundit kalon të Real Madrid-i.

Sipas msn.com, PSG do provojë transferimin e portugezit nëse Mbappe transferohet të “Los Blancos” verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo edhe më herët ishte i lidhur me “Parisienët”, por kontrata i skadon në fundin e vitit 2022, andaj transferimi shihej si i pamundur.

Ëndrra e portugezit që t’i luajë pranë dyshes Neymar dhe Mbappe mund të jetë e pamundur, sepse ylli francez dëshiron të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës,

Real-i thuhet se është favorit dhe do ofrojë rreth 200 milionë euro për ta realizuar transferimin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme