Paris Saint Germaini raportohet se ka rihapur bisedimet me agjentin portierit të AC Milanit, Gianluigi Donnarumma.
18-vjeçari ishte në prag të largimit nga San Siro gjatë verës dhe Paris Saint Germaini raportohej se ishte i interesuar në nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Përfundimisht, Donnaruma vendosi lapsin në një kontratë të re te AC Milani duke vazhdur qëndrimin deri në vitin 2021, por “Rossonerët” kanë pasur një fillim të vështirë në Serie A dhe qëndrojnë 16 pikë larg nga lideri – Interi.
Bazuar në ‘Sky Sports Italia‘, PSG është në bisedime me Mino Raiolan në lidhje me një marrëveshje me Donnarumman dhe shpreson të nënshkruaj me reprezentuesin italian në Parc des Princes.
Manchester United besohet se është duke monitoruar gjithashtu situatën e Donnarummas, të cilin e shohin si një zëvendësues të David de Geas./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...