Paris Saint Germain ka refuzuar pa u menduar dy herë ofertën e parë të Juventusit për Leandro Paredes.
Kampioni i shumëfishtë i Italisë e pëlqen shumë mesfushorin argjentinas dhe trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar ta ketë në skuadër për edicionin e ri.
Mesfushori argjentinas e njeh mjaftë mirë kampionatin italian pasi më parë ka veshur fanellat e Chievos, Empolit dhe Romës.
Juventus ka bërë një ofertë të parë zyrtare në drejtim të PSG-së prej 15 milionë euro për Paredes, ofertë që është refuzuar menjëherë nga kryeqytetasit francez.
PSG është e gatshme ta shes mesfushorin, por synon që të fitojë së paku 25 milionë euro nga shitja e tij, pasi tri vite më parë kishin paguar 40 milionë euro për ta transferuar nga Zenit St Petersburg.
27-vjeçari nuk është një titullar te PSG, pasi edicionin e kaluar zhvilloi vetëm 22 ndeshje në të gjitha garat ku shënoi një gol dhe bëri dy asistime. /Telegrafi/
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...