PSG – Real Madrid, përfundon pjesa e parë

21:35 | 6 Mars 2018
Arbresh Info

Pjesa e parë e ndeshjes kthyese ndërmjet Paris Saint Germain dhe Real Madrid ka përfunduar pa gola.

Takimi në Parc des Princes ndërmjet dy gjigantëve evropian në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve nuk ka prodhuar ende gola, shkruan portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ dominuan brenda 45 minutave të parë duke pasur një numër të madh shansesh.

Lexo edhe: Cristiano Ronaldo godet “shkelëm” yllin e PSG-së

Sulmuesi francez Karim Benzema kishte rastin më të mirë në një përballje direkte me portierin në pesë minutat e fundit të kohës së rregullit. Megjithatë, 30-vjeçari nuk arriti të realizoj kundër Aphopnse Areolas.

Nikoqirët ishin të rrezikshëm gjithashtu, por Keylor Navas ishte vendimtar duke mbajtur portën e pastër.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes është 3 me 1./arbresh.info/

Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e ndeshjes:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme