PSG po monitoron mbrojtëin e majtë të Wolves, Rayan Ait-Nouri

10:22 | 5 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain është duke monitoruar mbrojtësin e majtë të Wolverhampton, Rayan Ait-Nouri.

“The Sun” thotë se skautët e trajnerit të PSG-së, Maricio Pochettino e kanë rekomanduar 20-vjeçarin dhe klubi mund të bëjë lëvizjen e tyre në dritaren e muajit të ardhshëm.

Francezi iu baskua Wolves në bazë të përhershme vetëm në korrik pasi nënshkroi një transferim prej 10 milionë funtesh nga Angers.

Ai shihet si një blerje e detyrueshme nga PSG, për një afat të gjatë dhe fakti që ai mund të paraqitet në Ligën e Kampionëve këtë sezon e bën atë më tërheqës për merkaton e janarit.

Ait Norui ka një kontratë të gjatë me Wolves, është PSG do të duhet të paguajë një çmim të rëndë për të marrë nënshkrimin e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme