Paris Saint-Germain pësoi një humbje shokuese 3-1 si mysafir i Nantes, pavarësisht se Kylian Mbappe, Neymar dhe Lionel Messi startuan ndeshjen nga minuta e parë për herë të parë në vitin 2022.
Nantes kaloi në epërsi të befasishme pas vetëm katër minutash kur një kundërsulm i shpejt nisi nga Moses Simon dhe u finalizua nga Randai Kolo Muani.
Ky fillim i jashtëzakonshëm u forcua më tej në minutën e 16-të me mbrojtëisn e krahut, Quentin Merlin i dyfishoi epërsinë e vendasve.
Më pas, Ludovic Blas e vendosi lojën përtej liderëve të ligën në kohën shtesë të pjesës së parë, ku u tregua i sakt nga pika e bardh.
Në pjesën e dytë, Neymar arriti të ngushtonte epërsinë e Nantes, pasi pranoi një asistim të bukur nga Messi, duke ndryshuar shifrat në 3-1.
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bërë të evitueshme humbjen e parë që nga tetori i vitit ta kaluar.
Pas kësaj humbje, PSG vazhdon kryesimin në renditjen tabelare të Ligue 1, me plot 13 pikë diferencë me vendin e dytë, ndërsa Nantes gjendet në vendin e pestë me 38 pikë./Arbresh.info
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen