Google ADS

PSG përgatit 55 milionë për Ivan Perisic

15:54 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Anësori i Interit, Ivan Perisic duket se do të largohet nga klubi këtë verë pasi PSG thuhet se ka përgatitur një ofertë prej 55 milionë euro për reprezentuesin kroat.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin pas një tjetër sezoni dëshpërues në Serie A dhe njëri prej yjeve të skuadrës pritet të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton që kandidati në krye të listës për largim nga klubi është Perisic dhe Paris Saint Germain është i gatshëm për të siguruar kroatin për 55 milionë.

Megjithatë, ish futbollisti i Wolfsburgu nuk është plotësisht i bindur për transferim dhe si rezultat i kësaj shpreson që klubet në Premierë Ligë të shtrojnë oferta për shërbimet e tij.

Perisic ka shënuar 10 gola brenda 35 paraqitjeve në Serie A për Interin këtë sezon./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme