Gjiganti francez, Paris Saint Germain pritet të jetë aktiv në merkaton verore të transferimeve pas një tjetër sezoni zhgënjyes në evropian.
Pas përforcimit të linjës frontale me transferimin yjeve si Neymar dhe Kylian Mbappe, lideri në Liga 1 ka ndërmend të përforcoj linjën defanzive, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Canal+’, PSG ka kthyer vëmendjen te një yll tjetër i AS Monacos – Fabinhos.
24-vjeçari është njëri nga mesfushorët defanziv më të mirë në Liga 1. Ai ka luajtur një rol kryesor duke i ndihmuar klubit në Principality të ngre lartë titullin në Francë sezonin e kaluar dhe pritet gjerësisht të largohet nga Monaco pas pesë viteve.
PSG raportohet që shpreson të siguroj një marrëveshje me Fabinhon para Kampionatit Botëror për shkak se çmimi i tij mund të rritet edhe më shumë në rast se braziliani ka sukses në turneun në Rusi.
Fabinho ka bërë 26 paraqitje në Liga 1 këtë sezon. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka krijuar tri asistime./arbresh.info/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...