Google ADS

PSG pas Casemiros, Real Madridi nuk lejon largimin e tij

22:02 | 30 Maj 2018
Arbresh Info

Pavarësisht përpjekjeve nga Paris Saint Germaini për të nënshkruar me Casemiron, Real Madridi është i vendosur që lojtari nuk është në shitje.

Performancat kualitative të brazilianit sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes kanë bërë që lojtari të jetë në “radarin” e disa nga klubet më të mëdha në botë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas gazetës braziliane ‘Globoesporte’, ‘Los Blancos’ nuk kanë ndërmend të shesin mesfushorin e tyre dhe janë vendosur për t’i ofruar atij rinovimin e kontratës.

Në muajin mars, Casemiro shënoi një gol në minutën e 80′ duke i siguruar Real Madridin vazhdimin tutje në Ligë të Kampionëve me eliminimin e skuadrës parisiene në xhiron e 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve.

Casemiro ka qenë pjesë e rregullt e formacionit startues këtë edicion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme