Gabriel Moscardo, mesfushor 18-vjeçar i Corinthiansit në kampionatin brazilian, do të jetë përforcimi i radhës për Paris Saint-Germain.
Informacioni bëhet i ditur nga gazetari i specializuar në merkaton e futbollistëve, Fabrizio Romano, i cili raporton se gjigantët francezë do t’i paguajnë 20 milionë euro klubit brazilian, plus 2 milionë euro gola bonuse.
Gjatë vitit 2023, mesfushori shënoi një gol dhe dha një asistim në 25 ndeshje me fanellën e Corinthiansit.
Paris Saint-Germain siguroi shërbimet e Gabriel Moscardos, pasi më parë kishte nënshkruar me Lucas Beraldos, qendërmbrojtës 20-vjeçar nga São Paulo./ss
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën