Paris Saint Germain është duke planifikuar të rrëmbej yllin e Chelseas, N’Golo Kanten.
Tashmë nuk është sekret që klubi në Parc des Princes është duke kërkuar për një mesfushor të ri pasi është e njohur se qëndrimi i Thiago Mottas në klub është drejtë fundit, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germain deri tani ka qenë duke kërkuar për transferimin e William Carvalhos dhe Fabinhos, ndër yjet e tjerë, por ata gjithashtu kanë rishfaqur interesim për N’Golo Kanten.
Me një çmim prej 60 milionë euro, francezi vazhdoi formën e tij të mrekullueshme pas kalimit nga Leicester City te Chelsea, por “Blutë” mund të shqyrtojnë ofertat madhështore që mund të shtrohen për shërbimet e tij.
Pavarësisht përforcime që kanë bërë për shkak të dëshirës së madhe për sukses në Ligë të Kampionëve dhe skuadrës së fortë, PSG ende synon të bëjë transferime tjera./arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku