Paris Saint Germain nuk do të lejoj superyllin Neymar t’i bashkohet Real Madridit për shkak të punës së tyre të vështirë deri në transferimin e tij nga Barcelona verën e kaluar.
Sulmuesi i Paris Saint Germian, Neymar është duke u kërkuar nga Real Madridi si një zëvendësues i Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga Bernabeu në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Por, ‘Daily Mail’ raporton që Real Madridi nuk do të nënshkruaj me 26-vjeçarin gjatë verës dhe rivali i tyre në ligë Barcelona është arsyeja.
Sugjerohet që skuadra e trajneri Unai Emery nuk do të lejoj asetin e tyre të largohet për shkak të punës së lodhshme deri në bindjen e brazilianit për të zhveshur fanellën e Barcelonës.
Megjithatë, kjo mund t’i hap derën një transferimi në vitin 2019 që besohet se është edhe koha kur Neymar do të largohet./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...