PSG nuk heq dorë nga Bellerin, problem mbetet çmimi i lartë

09:56 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

PSG vazhdon me interesimin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Hector Bellerin, por mendon se çmimi është shumë i lartë.

Sipas raportimeve në Francë, drejtori sportiv Leonardo, është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, transmeton portali arbresh.info.

I pari në listë është Bellerin, por “Topçinjtë” kërkojnë se paku 27 milionë euro, vlerë të cilën klubi francez e sheh shumë të lartë.

Thuhet se “Parisienët” në ditët e ardhshme do mundohen të negociojnë dhe shpresojnë që gjiganti anglez t’ia zbres vlerën lojtarit.

PSG gjatë Ligës së Kampionëve ishte e detyruar ta përdorë Thilo Kehrer si mbrojtës i krahut të djathtë sepse e shiten Thomas Meunier te Borussia Dortmund në qershor.

Për Bellerin ka shprehur interesimin edhe klubi spanjoll, Atletico Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme