PSG shpreson që edicionin tjetër të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Kontrata e francezit skadon vitin tjetër dhe për momentin ende nuk ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për rinovimin e kontratës.
PSG gjatë kësaj verë ka qenë vërtet i interesuar për mesfushorin, por tani janë plotësisht të fokusuar te Lionel Messi.
Sipas Le Parisien, pavarësisht dëshirës të Pogba për kalimin në “Parkun e Princave”, United refuzoi të negociojë me klubin francez.
PSG mendonte të bënte ndonjë ofertë zyrtare, por tani shpresojnë që ta transferojnë Pogban si agjent të lirë vitin tjetër.
Ndërkohë, Pogba do mbetet me Unitedin edhe për edicionin 2020/21.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...