Paris Saint Germain ka nisur negociatat për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Pepe.
Mbrojtësit veteran, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor, do t’i lejohet largimi nga Real Madridi në fund të këtij edicioni, transmeton portali arbresh.info. Pepe tashmë ka refuzuar ofertat madhështore nga klubet e Super Ligës së Kinës pasi vazhdon të ketë ende dëshirë për të luajtur në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” vitin e ardhshëm.
Paris Saint Germain është i gatshëm për të transferim dhe ka kontaktuar madje agjentin e Pepes, Jorge Medes, këtë javë.
Manchester City është gjithashtu në garë për shërbimet e tij, por burime të afërta me lojtarin thonë se drejtori i PSG-së, Patrick Kluivert, ka pasur një qasje të fortë në takimin e parë./arbresh.info
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel