PSG e ka bërë prioritet kompletimin e transferimit të sulmuesit Mauro Icardi nga Inter.
Argjentinasi në verë u huazua në “Parkun e Princave” me mundësi blerje për 70 milionë euro, por shkaku i pandemisë së koronavirusit Ligue 1 u ndërpre dhe huazimi i tij përfundoi parakohe, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, gjiganti francez nuk dëshiron ta lejojë Icardi-n të largohet sepse lojtari ka qenë në top formë duke shënuar 20 gola në 30 paraqitje gjatë të gjitha garave.
Duke parë se Edinson Cavani do largohet, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit, Icardi shihet si lojtari ideal për pozitën e qendërsulmuesit.
PSG ka nisur bisedimet për kompletimin e transferimit, por është duke u munduar ta bind Interin ta zvogëlojë çmimin e kërkuar prej 70 milionë eurove./arbresh.info.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme