Paris Saint Germaini ka identifikuar si një përforcim të mundshëm mesfushorin kreativ të AC Milanit, Lucas Paquetan.
Mesfushori vlerësohet si njëri nga lojtarët brazilian më të talentuar, por 22-vjeçar ka kontribuar me vetëm një gol brenda 18 paraqitjeve në Serie A qysh pas kalimit në San Siro në janar të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.
Personi i cili bëri që të finalizohej një marrëveshje me Flamengon ishte Leonardo, i cili tani është drejtor sportiv në PSG.
Bazuar në një raport nga Sky Sport Italia, raportet e mëparshme mes dyshes mund të bëjnë që Paqueta të kaloj në Parc des Princes në një të ardhme të afërt.
Pavarësisht se Paqueta është nën një kontratë katër vjeçare, Milani mund të shfrytëzojë mundësinë për të siguruar të holla me shitjen e tij për të përmirësuar pozitën e tyre në FFP./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...