PSG në fundin e takimit ka arkëtuar pikët e plota ndaj Lyonit.
PSG që u pa favorit në letër, fitoi krejt në fund me rezultat 2 – 1
“Parisienët” dominuan në pjesën e parë duke sulmuar gjatë gjithë kohës me treshen Neymar, Messi dhe Mbappe.
Argjentinasi rrezikoi disa herë, sidomos përmes gjuajtjes së lirë, ku goditi shtyllën, por të pafat.
Ndërsa, Lyon provoi përmes Xherdan Shaqirit, goditja e të cilit u ndal nga Gianluigi Donnarumma.
Ishte Lucas Paqueta që pas një asistimi të Ekambit në mënyrë fenomenale realizoi për 0 – 1 (54′).
Ndërsa, Neymar barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (66′).
Tutje, Shaqiri u zëvendësua në minutën e 79-të.
Kur mendohej se do mbyllej me këtë rezultat, i inkuadruari Mauro Icardi doli në skenë duke i sjellë fitoren “Parisienëve” (90+2).
Me këtë fitore, PSG mbetet lider me 18 pikë, derisa Lyon renditët në pozitën e nëntë me tetë sosh.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...