Paris Saint Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës falë fitores 3 me 1 kundër Caenit mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në gjysmëfinale.
Kylian Mbappe realizoi golin e epërsisë për 1 me 0 pas 25′ minutave lojë brenda të cilave krijuan gjithashtu një numër të madh shansesh, shkruan portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Cagen barazuan shifrat për 1 me 1 përmes Ismael Diomandoes dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.
Por, Mbappe gjeti sërish portën duke rikthyer sërish në avantazh skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery. Talenti i gjiganti francez realizoi për 1 me 2 pas asistimit nga Edinson Cavani.
Kampioni në Liga 1 gjeti sërish portën derisa po zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes. Christopher Nkungu realizoi golin e fundit për 1 me 3 (96′) dhe Dani Alves ishte asistues./arbresh.info/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...