PSG në epërsi ndaj Anderlechtit, shënon Verratti

21:20 | 31 Tetor 2017
Arbresh Info

Marco Verratti ka dërguar PSG-në në epërsi ndaj Anderlechtit.

Paris Saint Germaini është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në ndeshjen si nikoqir në kuadër të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Anderlechtit, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti francez shënoi golin e epërsisë në minutën e 30′ të ndeshjes në Parc des Princes.

Verratti realizoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar nga nikoqirët.

Adoleshenti Kylian Mbappe ishte asitues./arbresh.info/

Të ngjashme