Paris Saint-Germain është përmendur në minutat e fundit të ndeshjes duke shpëtuar nga një humbje që do të kishte qenë e para pas 40 ndeshjeve brenda në shtëpi.
Pjesa e parë u duk sikur po luante ndaj Barcelona-s dhe jo ndaj Guingamp që kaloi në avantazh të dyfishtë përpara se PSG të barazonte me rezultatin përfundimtar që është 2-2. Guingamp ka bërë diçka që nuk e kishte bërë asnjë ekip në sezon.
Skuadra vizitore ka goditur plot 18 herë portën e PSG në 45 minutat e para. E rrallë, e pazakontë, por e vërtetë. Gjithsesi goli i parë erdhi në fund të pjesës së parë me Blas. Pas pushimit Briand dyfishon rezultatin për miqtë. Por në fund të takimit Cavani shpëton ekipin e tij, në fillim me një penallti dhe më pas me një gol me kokë pas krosit nga Lo Celso. Një barazim që do të pranohet nga të dyja skuadrat.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...