Ka të ngjarë që PSG të ndahet me një nga yjet e tyre në verë. Sipas AS, sulmuesi Neymar mund të jetë ai lojtar.
Burime të afërta pohojnë se braziliani ka përkeqësuar marrëdhëniet me yllin francez Kylian Mbappe, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën me klubin.
Për të mos prishur atmosferën në skuadër, udhëheqja e gjigantit parizian është gati të mendojë për shitjen e Neymar në merkaton e verës. Pengesa kryesore mund të jenë pagat e larta të brazilianit.
Sulmuesi 30-vjeçar luan për PSG-në që nga gushti i vitit 2017. Kontrata e tij vlen edhe për tre sezone dhe kap vlerën e 90 milionë eurove. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?