PSG ka fituar tri pikë mjaftë të rëndësishme kundër Monacos në kuadër të javës së 15-të në Ligue 1.
“Parisienët” mposhtën me rezultat 1 – 4 rivalin Monaco, transmeton portali arbresh.info.
Shifrat i zhbllokoi Kylian Mbappe pas një asistimi të mrekullueshëm nga Angel di Maria në minutën e 24-të, por nuk festoi në shenjë respekti për klubin e vjetër.
Në minutat shtesë të pjesë së dytë, pas një ndërhyrje jo të mirë nga ana e vendasve në Kurzawan, arbitri akordoi penallti në të cilën ishte i saktë Neymar.
Ndërsa në golin e tretë e shënoi Sarabai pas një asistimi të bukur nga Verrati u gjend përballë portierit dhe lehtësisht dërgoi topin në portën kundërshtare.
Kurse golin e katër dhe të dytin personal e shënoi Kylian Mbappe në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2).
E vetmja gjë që arritën të bëjnë mysafirët ishte goli i Bakayoko në minutën e 87-të.
Pas kësaj fitore, PSG mbetet lider me 49 pikë, ndërsa Monaco renditët në pozitën e nëntë me 29 pikë./arbresh.info.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...