Paris Saint Germain do të refuzoj çdo ofertë nga Real Madridi për të siguruar një marrëveshje për shkëmbimin e Cristiano Ronaldos me Neymarin.
Neymar iu bashkua skuadrës parisiane për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar, por nuk ka arritur të vendoset në Francë, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tyre për të nënshkruar me yllin brazilian dhe është përfolur shumë për transferimin e tij deri tani. Por, duket që plani i tyre për të shfrytëzuar superyllin Ronaldo për të arritur marrëveshjen madhështore do të dështoj.Sulmuesi portugez është i pakënaqur me pagën e tij dhe synon një rritje madhështore.
Ronaldo dëshiron të jetë në nivel të njëjtë me Lionel Messin që raportohet se fiton 35 milionë funta në vit te Barcelona.
Real Madridi ngurron për të paguar një tarifë të tillë dhe arsyeja është me sa duket që Ronaldo mbush 34 vite në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez favorizon shkarkimin e Ronaldos dhe zëvendësimin e tij me Neymarin.
Por, sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, marrëveshja mes dy gjigantëve evropian nuk do të ndodhë./arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...