Bazuar në informacionet e brendshme që Paris Saint-Germaini ka arritur që t’i marr, Nico Williams do të luajë për Athletic Bilbaon sezonin e ardhshëm, ka raportuar Diario AS.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, dëshiroi që Nico ta zëvendësojë Kylian Mbappen në krahun e majtë të sulmit.
Tekniku spanjoll madje kishte telefonuar lojtarin dhe kishte diskutuar me të në lidhje me atë se si do të ishte përshtatur tek parisienët, por Williams refuzoi që të avancojë në bisedime.
Është lënë të kuptohet se ylli spanjoll ia ka konfirmuar Enriques se nuk do të largohet nga Bilbao gjatë këtij afati kalimtar veror.
Kjo është ndoshta arsyeja pse Barcelona ende nuk ka marr ndonjë përgjigje definitive nga Williams sa i përket të ardhmes së tij.
Disa burime nga Spanja bëjnë me dije se blaugranasit ende kanë shpresa që mund të nënshkruajnë me Williams këtë verë, por duket se tentativat e tyre do të dështojnë.
Megjithatë, ata nuk pritet që të qëndrojnë duarkryq, pasi Dani Olmo tashmë i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit në Kataluni dhe mbetet vetëm të arrihet marrëveshja mes dy klubeve./Telegrafi/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...