PSG merr hak ndaj Rabiot, ja cilat janë masat

08:57 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Adrien Rabiot ka vendosur përfundimisht të mos vazhdojë kontratën me Paris Saint Germain.

Këtë e ka bërë të ditur edhe drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, për “Yahoo Sport France”.

Pas këtij vendimi të lojtarit, ka reaguar edhe skuadra dhe drejtuesit e saj.

Ata kanë bërë të ditur se Adrien Rabiot do të vazhdojë të qëndrojë në bankën e rezervistëve, si ndëshkim i mungesës së nënshkrimit.

Me siguri se pas këtyre masave, largimi i mesfushorit francez do të vijë qysh në merkaton e janarit.

Kujtojmë se Barcelona, Juventus dhe Milan janë tri prej skuadrave të shumta që interesohen për 23 vjeçarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme