PSG me super transferim nga Interi

11:00 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

PSG po planifikon të bëjë një transferim befasues te Interi.

PSG dëshiron ta transferoj mesfushorin problematik, Radja Nainggolan.

Mesfushori belg është dënuar nga Inter para pak javësh për shkak të vonesës në stërvitje, ndërsa ka marrë disa kërcënime nga tifozët nerazurë, përcjell lajmi.net.

Naiggolan tashmë ka marrë ofertë nga PSG-ja, ndërsa është i hapur për një kalim në ‘Parkun e Princave’.

Belgu thuhet se e ka kërkuar edhe rikthimin te Roma, mirëpo këta të fundit nuk e duan më në skuadër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme