Google ADS

PSG me ofertë të ‘çmendur’ për Kalidou Koulibaly

17:42 | 29 Mars 2020
Arbresh Info

PSG dëshiron me patjetër të këtë në skuadër mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Koulibaly cilësohet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe thuhet se do largohet nga “San Paolo” në verë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas La Gazzetta dello Sport, “Parisienët” janë të gatshëm ta paguajnë senegalezin 10 milionë euro në sezon.

Thuhet se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka hapur negociatat me agjentin e lojtarit, Fali Ramadani.

Gjiganti francez do t’i ofrojë Koulibaly-t kontratë pesëvjeçare dhe do e paguajnë 10 milionë euro në sezon plus bonuset.

Koulibaly në “Parkun e Princave” shihet si zëvendësuesi adekuat i Thiago Silva që pritet të largohet sapo sezoni të përfundojë.

I interesuar për 28-vjeçarin mbetet edhe Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme