Skuadra franceze është përpjekur për të mposhtur gjigantët tjerë si Arsenalin dhe Real Madridin duke lansuar një ofertë madhështore për sensacionin e futbollit.
‘Goal’ mëson që Paris Saint Germain ka shtruar një ofertë për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, dhe ajo është mbi 135 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen sezonin e kaluar kur shënoi 26 herë për kampionin në Liga 1 brenda 44 paraqitjeve duke ngjallur interesim te një numër i madh klubesh në botë, përfshirë Arsenalin dhe Real Madridin.
Fillimisht, PSG nuk ishte e interesuar për të shtruar ofertë për reprezentuesin francez, por qysh pasi Antero Henrique u bë drejtori i tyre sportiv në fillim të këtij muaji, prioritetet e tyre kanë ndryshuar. Madje, ai është takuar dy herë me babain e Mbappes.
Monaco është në një pozitë të mirë financiare pas shitjes së Bernardo Silvas te Manchester City dhe pasi vazhdon të ketë dy viteve të mbetura në kontratën me të riun, nuk kanë obligim të lejojë atë që të largohet. Në vend të kësaj, ata janë të gatshëm të vazhdojnë kontratën e tij duke i ofruar një pagë madhështore.
Mbappe do të marrë vendimin e tij kur të rikthehet nga pushimet./arbresh.info
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...