PSG me ofertë madhështore për portierin Gianluigi Donnarumma

17:22 | 10 Qershor 2017
Arbresh Info

Gjiganti francez Paris Saint Germain do të shtrojë një ofertë prej 40 milionë euro në tavolinë te AC Milani për portierin Gianluigi Donnarumma gjatë ditëve të ardhshme.

Interesimi i skuadrës në kryeqytetin e Francës vjen si një surprizë pas javës së kaluar, kur Manchester United dhe Real Madridi ishin dy klubet e vetme të interesuar për të paguar një shifër të madhe për të siguruar transferimin e Donnarummas nga San Siro, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, pasi interesimi i klubeve të lartpërmendura thuhet se është zbehur, Paris Saint Germain ka vendosur për të mbajtur një takim me skuadrën italiane të hënën për t’i shtruar ofertën prej 40 milionë euro.

Një ofertë e tillë thuhet se do të refuzohet nga zyrtarët e “Rossonerëve” sepse pronarët e rinj të klubit dëshirojnë të mbajnë në skuadër njërin nga portierët më të talentuar në botën e futbollit.

Nëse transferimi arrihet të formulohet për shkak të aftësive bindëse të super agjentit dhe reprezentuesit të Donnarummas, Mino Raiola, tarifa që do të kërkoj për 18-vjeçarin do të ishte të paktën dyfishi nga ajo që Paris Saint Germain është duke përgatitur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme