Google ADS

PSG mbanë në skuadër Icardin, vendos në shitjen e Cavanit

19:20 | 24 Tetor 2019
Arbresh Info

Bazuar në atë që është duke u raportuar nga gazeta spanjolle AS, PSG do të shfrytëzojë opsionin e tyre për blerjen e Mauro Icardit në formë të përhershme nga Interi.

Icardi është përfolur shumë për largim nga “Nerazurrët” gjatë gjithë verës dhe eventualisht iu bashkua skuadrës parisiane që i prezantoi skuadrës në Serie A një ofertë të përshtatshme, transmeton portali arbresh.info.

Meqenëse Icardi do t’i bashkohet në formë të përhershme PSG-së në fund të sezonit, kampioni në fuqi i Francës nuk do të rinovojë kontratën me sulmuesin uruguaian Edinson Cavani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme