PSG luan për fitore ndaj Dijonit

16:45 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në Parc de Princes zhvillohet ndeshja e javës së 27-të në kampionatin francez ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Dijonit.

Kampioni në fuqi është lider i Ligue 1 me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille, që e ka zhvilluar takimin e kësaj xhiroje.

Dijoni ka arkëtuar vetëm 27 pikë dhe është një vend më lart se zona e rrezikut, por me pikë të barabarta me Nimes që ndodhet në zonën e skuadrave që bien nga liga.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Stephane Jobard i kanë gati skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Kehrer, Kimpembe, Kouassi, Bernat; Di María, Gueye, Marquinhos, Sarabia; Cavani, Mbappé.

Formacioni startues i Dijonit: Rúnarsson; Alphonse, Ecuele Manga, Aguerd, Coulibaly, Mendyl; Lautoa, Ndong; Mavididi, Baldé; Tavares.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme