PSG ka mposhtur në udhëtim skuadrën Nice me rezultat bindës 0 – 3.
Skuadra mysafire ishte më shumë mungesa, por në skuadër ishin rikthyer dy yjet Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi, shkruan portali arbresh.info.
Francezi në minutën e 38-të ndryshoi shifrat duke realizuar nga pika e bardhë.
Kurse, pas shtatë minutave (45+1) ishte Angel Di Maria që përfitoi nga topi i rikthyer pas gjuajtjes së Mbappe dhe realizoi golin e dytë për “Parisienët”, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Marquinhos në minutën e 66-të pas harkimit së Di Maria-s.
Pas kësaj fitore PSG renditët në pozitën e shtatë me gjashtë pikë, derisa Nice qëndron në të 10-të me pikë të barabarta./arbresh.info.
https://twitter.com/NeyMessiPage/status/1307652242032472064
https://twitter.com/bilalbl7/status/1307657882704510977
https://twitter.com/Ratpiste95/status/1307659966166306824
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin