PSG kontakton trajnerin Zinedine Zidane

18:37 | 23 Janar 2018
Arbresh Info

PSG është në bisedime me trajnerin Zinedine Zidane për të marrë pozitën te gjiganti francez.

Lideri në Liga 1 është duke u përgatitur për jetën pa trajnerin Unai Emery, veçanërisht nëse ata dështojnë për të fituar Ligën e Kampionëve brenda këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

E ardhmja e trajnerit Unai Emery është hedhur në dyshime gjatë verës së kaluar pas dështimit të skuadrës për të mposhtur rivalin, AS Monaco, në garën për titull.

Transferimi i Neymarit dhe Kylian Mbappes i ka rikthyer atyre pozitën në krye të tabelës, por besohet se harmonia në gjithë skuadrën nuk është në nivelin e duhur.

PSG ka gjithashtu ambicie të mëdha për të fituar Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të nënshkruaj me një trajner që mund të dërgoj klubin në maje të futbollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme