Google ADS

PSG kontakton Mesut Ozilin pas lëndimit të Neymarit

19:33 | 30 Janar 2019
Arbresh Info

Paris Saint Germain ka bërë një përpjekje në minutën e fundit për të nënshkruar me Mesut Ozilin, por gjermani iu ka thënë atyre se nuk dëshiron të largohet nga Arsenali si një i huazuar.

Kampioni i Francës tashmë ka qenë shumë i zënë në merkaton e muajit janar duke nënshkruar me Leandro Paredesin dhe synon të përforcojë tutje mesfushën e tyre, por prioritet kanë ndryshuar pas lëndimit të Neymarit, transmeton portali arbresh.info.

PSG pret që braziliani të mungojë në dhjetë javët e ardhshme dhe Thomas Tuchel dëshiron të gjej një zëvendësues të tij ndërkohë që gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung pretendon se ata kanë kontaktuar Ozilin.

Megjithatë, lojtari i Arsenalit ka refuzuar përpjekjet e tyre pavarësisht se i është ofruar pagë madhështore duke thënë se nuk dëshiron të shkoj te një klub si një i huazuar.

Arsenali besohet të jetë në gjendje për të lejuar Ozilin që të largohet për shkak se paga e tij prej 350 mijë funta në javë është duke i dhënë atyre pak mundësi për përforcime tjera në formë të përhershme.

Neymar ka thyer ashtin e pestë të këmbës së tij dhe do të mungoj në dy ndeshjet e PSG-së në Ligë të Kampionëve kundër Manchester United, ndonëse mund të rikthehet për çerekfinalet nëse ata arrijnë në raundin tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme