Paris Saint-Germain është gati për merkaton verore, pasi menaxheri Luis Enrique planifikon të largoj tetë lojtarë nga skuadra.
PSG po përgatitet për një rinovim të madh të skuadrës këtë verë, me menaxherin Enrique që drejton procesin, transmeton Arbresh.info.
Sipas Le Parisien, kampionët francezë duan të shesin të gjithë lojtarët që kaluan sezonin e kaluar në formë huazimi.
PSG i ka konsideruar të huazuarit si tepricë ndaj kërkesave dhe besojnë se largimet e tyre mund të ndihmojnë në riformimin e një skuadre të fryrë.
Lista e lojtarëve në shitje përfshin: Leandro Paredes, Keylor Navas, Julian Draxler, Colin Dagba, Georginio Wijnaldum, Layvin Kurzawa, Abdou Diallo dhe Mauro Icardi.
PSG tashmë ka nënshkruar me disa lojtarë këtë verë.
Marco Asensio dhe Milan Skriniar kanë mbërritur në transferta të lira, ndërsa klubi ka siguruar gjithashtu shërbimet e Manuel Ugarte, Lucas Hernandez dhe Lee Kang-In.
Luis Enrique ka zëvendësuar Christoper Galtier në krye, ndërsa Lionel Messi u largua pas skadimit të kontratës së tij.
Spekulimet vazhdojnë të vërtiten për të ardhmen e Kylian Mbappe në klub, dhe PSG-ja po vlerësohet gjithashtu me një interes për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane./Arbresh.info/
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...
Ndalohen dy persona, dyshohet se kërkuan 25 mijë euro ryshfe...
Arb Manaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës