PSG kërkon nga Barcelona 72 milionë euro plus yllin e skuadrës për Neymar-in

18:46 | 15 Korrik 2020
Arbresh Info

PSG ka vendosur kushtet për yllin e skuadrës, Neymar, i cili mendon rikthimin te Barcelona.

Sipas El Chiringuito, kampioni francez kërkon 72 milionë euro plus Ousmane Dembele për brazilianin, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se PSG është duke konsideruar që vlera e Neymar-it do jetë 153 milionë euro kur të hapet merkatoja verore, andaj ka vendosur këtë çmim.

Dembele ka dështuar të impresionojë të Barcelona në tri vitet e fundit shkaku i lëndimeve të shpeshta e afatgjatë, mirëpo vazhdon të kërkohet nga “Parisienët”.

Barcelona nga ana tjetër dëshiron ta rikthejë Neymar, mirëpo nuk ka para për të realizuar transferimin e këtij të fundit.

Mbetet të shihet nëse Dembele do pranojë të kalojë në “Parkun e Princave”, ofertë të cilën e refuzoi në vitin e kaluar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme