France Football pretendon se Paris Saint Germaini është i interesuar për të nënshkruar me Edin Dzekon dhe tashmë ka kontaktuar me agjentin e sulmuesit të Romas
Bazuar në gazetën franceze, Dzeko do të arrinte në klub si një zëvendësues i Edinson Cavanit nëse ish sulmuesi i Napolit largohet nga kryeqyteti francez këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique përshkruhet të jetë një tifoz i 33-vjeçarit dhe thuhet se ka kontaktuar së fundmi reprezentuesit e tij.
Kontrata e Dzekos në Olimpico ka vetëm edhe një vit të mbetur, prandaj Roma mund të vendos të shes lojtarin.
Boshnjaku ka shënuar vetëm tetë gola në Serie A këtë sezon, megjithëse ka realizuar pesë brenda gjashtë ndeshje në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...