Thomas Tuchel është shkarkuar mbrëmjen e djeshme nga PSG, edhe pse ende klubi francez nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare.
Gjermanit tashmë i është gjetur edhe zëvendësuesi dhe ai është argjentinasi Mauricio Pochettino.
Gazetari Fabrizio Romano shkruan: “Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain, e konfirmuar.
Tani është koha për të përgatitur kontratën, për të fiksuar detajet e fundit (si stafi teknik i tij) dhe për të hedhur firmën”.
Pochettino është nën kontratë me Tottenham dhe sigurisht londinezët nuk do të bëhen pengesë, pasi është në favorin e tyre që nuk do ta paguajnë më ish-trajnerin e tyre.
Me zyrtarizimin e Pochettino pritet që PSG të bëjë edhe lëvizjet e para në merkato. Christian Eriksen dhe Dele Alli, dy lojtarë që argjentinasi i njeh mirë, pritet që t’i bashkohen kampionëve të Francëz. I pari është jashtë planeve të Interit, kurse i dyti nuk po gjen hapësira te Tottenham
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...
“BMW-ja është e bërë prej peshkaqenit” – Gjesti befason me t...
PSG vazhdon si lider në Ligue 1, mposht bindshëm Strasbourgu...
Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë av...
Shkodër, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë
Serbia shtyn për vitin tjetër gërmimet në varrezën e dyshuar...