Paris Saint-Germaini duket se nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur menjëherë lojtarin që do ta plotësojë boshllëkun e lënë nga Kylian Mbappe.
Më herët gjatë muajit shkurt, ishte raportuar se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, pasi i tregoi PSG-së qëllimin e tij që të largohet pas skadimit të kontratës në qershor.
Katër muaj më vonë transferimi i Mbappes tek gjiganti spanjoll u konfirmua dhe sulmuesi francez pritet që të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Mediumi Le Parisien më herët kishte raportuar se Khvicha Kvaratskhelia i Napolit ishte objektivi kryesor i Parisit për ta zëvendësuar Mbappen, dhe bisedimet mes dy palëve thuhej se kishin shkuar mirë.
Bisedimet mes të dy palëve eventualisht u vërtetuan. Në fakt, agjenti i Kvaratskhelias, Mamuka Jugeli, së fundmi kishte konfirmuar se PSG-ja ka dërguar një ofertë për të nënshkruar me lojtarin.
“Interesimi nga klubet arabe nuk është i vërtetë, por ka një interesim dhe një ofertë nga PSG. Gjithçka varet nga Napoli dhe De Laurentis”, ka thënë ai për gazetarin Alfredo Pedulla.
Kvaratskhelia duket i hapur për një kalim tek PSG-ja, ndërsa bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe PSG-së janë përshkruar si pozitive.
Kontrata e gjeorgjianit tek Napoli skadon në vitin 2027, ndonëse Napoli është shprehur i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 80 milionë euro./Telegrafi/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...