Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 3-3 në shtëpi ndaj Le Havres në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit francez.
Pjesa e parë u karakterizua me një lojë sulmuese nga mysafirët, ku eventualisht ata arritën që të shënojnë dy herë.
Fillimisht ata gjetën golin me anë të Christopher Operi i cili realizoi për 1-0 në minutën e 19-të, duke mos i lënë asnjë mundësi Keylor Navasit.
PSG-ja reagoi shpejt duke barazuar rezultatin vetëm dhjetë minuta më vonë me anë të Bradley Barcolas (29’) i cili shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit nga Warren Zaire-Emery.
Mysafirët nuk qëndruan duarkryq, dhe shënuan përsëri për të rikthyer avantazhin në të mirën e tyre, kësaj radhe përmes Andrew Ayew i cili u tregua i saktë për rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultat të barabartë 3-3.
Abdoulaye Toure (61’) shënoi për 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa për të ngushtuar rezultatin u përkujdes Achraf Hakimi (78’) që shënoi për 2-3.
Teksa dukej që PSG-ja do të pësonte humbje në këtë ndeshje, në skenë u shfaq Goncalo Ramos (95′) i cili shënoi për të barazuar shifrat në 3-3 pas asistimit fantastik nga Kang-In Lee.
Me këtë barazim PSG-ja e lëshoi nga duart mundësinë për tu shpallur zyrtarisht kampion i Ligue 1, ndërsa këtë synon ta bëjë javën e ardhshme ndaj Toulouse./Telegrafi/
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...