Paris Saint-Germaini raportohet se ka shprehur interesim për Bernardo Silvan.
Ylli portugez duket se është shndërruar në një objektiv të parisienëve për afatin kalimtar të verës.
Silva, i cili iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2017, besohet se është i gatshëm për të nisur një aventurë të re.
Sipas “Le10Sport”, PSG-ja e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij. Drejtori, Luis Campos, dhe ish-bashkëlojtari i Silvas te Monaco, Kylian Mbappe, po e shtyjnë klubin në këtë drejtim.
28-vjeçari nuk mendohet se është më “i paprekshëm”, teksa edhe Pep Guardiola mund ta lejojë largimin e tij pas përfundimit të sezonit aktual.
Për reprezentuesin e Portugalisë interesim ka shprehur edhe Barcelona.
Bernardo Silva me Manchester Ciyn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /ge
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...
Sara-Leos: Nuk ke opinion tëndin, po ndikohesh!
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze